Xhillari

Ermelinda
2013-09-26 17:41:37 (UTC)

Street in history


Por mesa duket problemi i pavaresise mbetet ende si prioritet i politikave te deshtuara, ose nga etje per pushtet, dhe zgjidhja e lirise, mbetet detyre e grupimeve tefuqive te medha. Perfundimi i luftes se DyteBoterore nuk shihej si endrra qe me ne fund te gjitha luftrat do te perfundonin. Aleatet do te formonin OKB (Kombet e Bashkuara) te udhehequr nga SHBA ne vitin 1945, kjo lidhje do te formohej ne San Francisko, me shpresen qe konfliktet ne te ardhmen nuk do te shkonin deri aty ku kishin shkuar deri tani. Shume toka ishin pushtuar, globi po perballej me nje ekonomi te shkateruar si te Evropes dhe te Azise.
Perandorite qe kishin ekzistuar deri atehere si Perandoria e Holandes, Frances dhe Britanise nuk do te ekzistonin me. Aleanca te reja do te krijoheshin si ne Azi dhe Afrike. Filipinet kerkonin akoma pavaresine e yre te plote duke i kujtuar SHBA-se fjalen e dhene per pavaresi dhe ne viin 1946 do e fitonin nje gje te tille.
Per Gjermanine dhe Polonine do te harrtoheshin territore te reja. Gjermania e ndare ne kater zona te ndryshme do ta vuante me shume demin e pasluftes. Ngakater zonat qe ajo u nda, tre ishin ne dore te aleateve qe vendosen dhenje sistem demokratik konstitucional, ndersa pjesa tjeter ishte ne dore te BS i cili shtiu ne dore dhe shume vende te tjera te Evropes Lindore.. Pra, rrezikohej shperberja e Gjermanise. Frontet ishin te dukshem. Ne njerin ane qendronin aleatet me SHBA dhe ne tjetren qendron BS me shtetet qe ishin ne krahte tij. Ne Japoni, Perandoria Imperialiste Japoneze u shfuqizua nga gjenerali Amerikan ne fuqi,Douglas Mc. Arthur per t'u zevendesuar me Monarki Konstitucionale. Me kapitullimin e Japonise, Koreja do te merrte panvaresine. Koreja ishte e ndare ne dy pjese ne ate kohe. Koreja Veriore kishte ndihmen dhe mbeshtetjen e trupave Amerikane.
E pare ngushte, qellimi i Gjermanise ne fillimet e luftes se saj ishin rifitimi i territoreve Gjermane, te humbura me firmosjen e traktatit te Versajes dhe shtimi i territoreve te minoriteteve gjermane ne Austri me idene per te formuar Gjermanine e Madhe( ide kjo e partise fashiste e shfaqur ne Itali, ku me termin "Perandoria Romake" kerkonte territoret qe ajo perfshinte ne lashtesi) Bisedimet dhe negociatat e Hitlerit me Nevill Camberlenin kishin si justifikim pikerisht keto motive, qe lejonin ne nje fare menyre Gjermanine te kerkonte keto territore. Ai paraqiti raporte te shumta ku tregoheshin dhunimi dhe diskriminimi i minoriteteve gjermane ne ato vende. Kur Gjermania naziste morri keto territore nga Polonia dhe Cekosllovakia u prit mire nga Gjermanet, gje qe nukndodhi me vone. Me fundin e luftes keto minoritete, u zhvendosen me force nga aty ku ishin drejt gjermanise.
Keto dhe lojra te tjera propagandistike do te perdoreshin nga partia naziste per te arritur qellimin e saj te luftes. Sic shihet luftrat nisin per krijimin e identitetit te nje shteti te pavarur, Kush lufton dhe formon nje komb per te funksionuar si shtet i vetem, dhe kush lufton ne emer te ketij kombi duke formuar idealin e tij tr "larte" si qenie supreme per te sunduar mbi ate qe ai e quan "gjak i piset".
Thelbi i qeverive eshte qe te ekzistojne vetem per te mbrojtur te drejtat e populit te tyre pa i kthyer ne interesa personale. E megjithate sipas fakteve qe u pane, cdo politike lufton per interesat e saj. Eshte vete populli qe cenohet, ai qe lufton per te drejtat e tijdhe vendosjen e qeverise qe ai deshiron.
Lufta e nisur nga Ismail Qemali, Me Lidhjen Ballkanike, per vendosjen e panvaresise mbyllet me Orgnizaten e Kombeve te Bashkuara, per rimarrjen e te drejtave te fituara nga Enver Hoxha pas nderhyrjeve diplomatike te fuqive perendimore. Pyetjes nese 29 Nentori eshte festa e clirimit del me shume si nje diskutim per te ngaterruar historine dhe per te hedhur poshte ate qe e nisi njeri dhe e perfundoi tjetri. Enver Hoxha luajti rolin e vete ne Historine e Shqiperise. Reshtimi ne krahun e aleateve ishte nje fakt dhe mardheniet e mira me anglo-amerikanet ishte i pamohueshem. Pa kete lidhje Shqiperia nuk do te kishte rimare Panvaresine e lene ne luften e Pare Boterore. Lidhje te cilen e humbi me kalimni ne kampin komunist.
Festat e Nentorit jane te vetmet data teshenuara ne kalendarin historik ne vendin tone dhe eshte per te ardhur keq qe pikerisht keto data zgjojne debate sa tek njera parti tek tjetra, duke hedhur dhe pritur faktet njeripas tjetrit. Zanafilla e dates 29 mund te jete me shume nje hamendesim ose arsye strategjike sesa per fakte te dokumentuara sic pretendojne sot.
Megjithate data 28 Nentor eshte me e vecante pasi koicidencat jane me te bukura ne kete date; si nentori i pare me clirimin e Krujes nga Skenderbeu me 1944, dhe si nentori i dyte me 1912 me ngritjen e flamurit ne Vlore, nga I. Qemali.
Meqenese , Enver Hoxha e e rrimiri panvaresine pas Luftes se dyte Boterore per here te trete, data e clirimit dhe e rrimarjes se panvaresise mund te mbetet data 28 Nentor. Ndaj, 28 apo 29 le t'ia leme historise.
Fund


Ad:0